Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramdani ka kërkuar që narko-testi të zbatohet, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për sigurinë dhe integritetin institucional.
Sipas tij, kjo është një çështje e sigurisë kombëtare, atdhedashurisë, integritetit dhe pastërtisë së institucioneve.
Ai theksoi se, pavarësisht frikës që mund të kenë individë të caktuar, siguria duhet të mbetet prioritet mbi çdo interes tjetër.




