Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura minimale që do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë Celsius, duke sjellë vapë të theksuar, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.




