Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka sjellë rritje të kohës së pritjes, veçanërisht në hyrje të vendit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për hyrje arrijnë deri në 2 orë.
Ndërkohë, në Muçibabë pritjet zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë, Merdarë, Kullë dhe Han të Elezit koha e pritjes është deri në 15 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para udhëtimit të informohen për gjendjen në pikat kufitare, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve.




