Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Özkan Ulutaş, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Në takimin e mbajtur sot në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë, ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë institucional si dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Po ashtu u diskutua edhe rreth aktiviteteteve të përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në nivel vendi.
Si ç’do herë, u vlerësua lartë nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojn pozitivisht në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.




