Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Pejë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35. Vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kujdestar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.




