Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar kontratë për shërbime udhëtimi me vlerë rreth 497 mijë euro për një periudhë 12-mujore.
Sipas të dhënave nga platforma e-prokurimit, kontrata i është dhënë kompanisë “AS Travel Club” SH.P.K., ndërsa vlera totale është 497,014 euro.
Përmes kësaj marrëveshjeje, MPJ do të mbulojë nevojat për bileta ajrore dhe shërbime të tjera të lidhura me udhëtimet zyrtare të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të ministrisë gjatë vitit të ardhshëm.




