Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të jenë nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31°C deri në 37°C.
Do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja, ndërsa masat e ngrohta ajrore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi mesataren për këtë periudhë.




