Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se pritjet për një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së para seancës konstituive kanë qenë jorealiste.
Sipas tij, LVV-ja, për shkak të epërsisë në vota dhe mandate, ka më shumë hapësirë për të pritur, ndërsa LDK-ja ndodhet nën presion më të madh politik. Cakolli thekson se në negociata, pala që ka më shumë nevojë për marrëveshje zakonisht ka më pak fuqi negociuese.




