Instituti GAP ka publikuar fletushka informuese për draft-buxhetet e 23 komunave të Kosovës për vitin 2027, me qëllim informimin e qytetarëve dhe nxitjen e pjesëmarrjes në dëgjimet publike.
Materialet përmbledhin të dhënat kryesore të Kornizës Afatmesme të Buxhetit 2027–2029, duke përfshirë buxhetin e planifikuar, ndarjen e mjeteve sipas kategorive, subvencionet, të hyrat vetanake dhe investimet kapitale.
Po ashtu, në fletushka janë paraqitur projektet e reja dhe ato që bartën nga viti 2026, ndërsa qytetarët ftohen të informohen dhe të japin kontributin e tyre në procesin e planifikimit buxhetor.




