Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj E.R., i cili ka qenë në kërkim me urdhërarreste aktive dhe letër-rreshtim vendor e ndërkombëtar.
Ai dyshohet për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.
Sipas Prokurorisë, ndaj të pandehurit po zhvillohen edhe procedura të tjera për vepra të rënda penale, ndërsa masa e paraburgimit është kërkuar për shkak të rrezikut të ikjes dhe pengimit të procedurës.




