Lideri i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish në Prishtinë për të vazhduar bisedimet rreth krijimit të institucioneve të reja.
Takimi vjen një ditë pas diskutimeve mes delegacioneve të dy partive, të cilat u shprehën optimiste për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje politike.




