Rrudhat dhe shenjat e plakjes së lëkurës nuk shkaktohen vetëm nga kalimi i viteve. Ekspertët theksojnë se një rol të rëndësishëm kanë edhe faktorët e stilit të jetesës dhe mjedisit.
Ndër shkaqet kryesore përmenden ekspozimi i tepërt në diell, ndotja, mungesa e gjumit, stresi, ushqyerja jo e shëndetshme dhe përdorimi i duhanit.
Rrezet e diellit mund të dëmtojnë kolagjenin e lëkurës dhe të përshpejtojnë plakjen, ndërsa mungesa e gjumit dhe stresi ndikojnë në hidratimin dhe elasticitetin e saj.
Edhe konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dobësojë kolagjenin, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave. Po ashtu, lëvizjet e shpeshta të fytyrës dhe përdorimi i duhanit ndikojnë në krijimin e vijave të imëta.
Për një lëkurë më të shëndetshme rekomandohet mbrojtja nga dielli, gjumi i mjaftueshëm, ushqyerja e balancuar dhe shmangia e faktorëve që dëmtojnë lëkurën.




