Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet së shpejti, por ka paralajmëruar se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse kjo nuk ndodh.
Sipas zyrtarëve amerikanë, bisedimet kanë shënuar përparim dhe ekziston mundësia që anijet tregtare të rifillojnë kalimin në këtë rrugë ujore.
Lajmet për uljen e tensioneve kanë ndikuar edhe në tregjet e naftës, ku çmimet kanë shënuar rënie. Ndërkohë, SHBA-ja thotë se një pjesë e ngushticës mbetet e hapur dhe e sigurt për trafikun detar.




