Gjatë periudhës së fundit, në Kosovë janë raportuar 54 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 82 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 750 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 44 persona.
Sipas të dhënave, 24 persona janë mbajtur në mbajtje, nuk ka persona në ndalim policor, ndërsa 2 persona janë duke vuajtur dënimin.




