Policia ka arrestuar një person në Malishevë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




