Në Kuvendin e Kosovës janë betuar 120 deputetët e Legjislaturës së 11-të.
Kryesuesi i Komisionit të përkohshëm, Adnan Rrustemi, njoftoi se mandatet e deputetëve janë verifikuar dhe janë konstatuar të vlefshme.
Sipas përbërjes së re të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka 53 deputetë, PDK-ja 22, ndërsa LDK-ja 18 ulëse.
Pas betimit, seanca konstituive pritet të vazhdojë punimet sipas agjendës së përcaktuar./EO/




