Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas marrjes së mandatit të tetë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka falënderuar qytetarët për besimin ndër vite, si dhe strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së për mbështetjen e dhënë.
Bajrami ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim dhe integritet, duke theksuar se interesi i Republikës së Kosovës do të mbetet prioriteti i saj.




