Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit do të sillte paqartësi politike dhe mundësi për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, Kurti tha se nevojiten diskutime shtesë ndërmjet partive politike për të arritur një dakordim për çështjen e presidentit.
Ai bëri të ditur se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me LDK-në dhe ftoi në takim edhe liderët e AAK-së dhe PDK-së, Ardian Gjinin dhe Bedri Hamzën.
Sipas Kurtit, posti i presidentit është çështje që kërkon përgjegjësi më të gjerë politike dhe jo vetëm të shumicës parlamentare.




