Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vijuar me votimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve.
Në seancë janë të pranishëm 119 deputetë, ndërsa komisioni i miratuar përbëhet nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.
Pas votimit, anëtarët e komisionit janë tërhequr për të shqyrtuar mandatet e deputetëve. Deri në përfundimin e këtij procesi, kryesuesi i seancës ka shpallur një ndërprerje prej 30 minutash.




