Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve të tij ka hyrë në fazën përfundimtare.
Sipas njoftimit, deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke nisur nga ora 09:30.
Seancat do të jenë të hapura për publikun dhe do të transmetohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes platformës zyrtare të Dhomave të Specializuara. Të interesuarit për ndjekje nga salla duhet të regjistrohen deri më 14 gusht.
Gjykimi ka kaluar në këtë fazë pasi më 5 gusht është përmbyllur procedura e paraqitjes së provave. Thaçi dhe të bashkëakuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe mosbindjen ndaj gjykatës.




