Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga partitë parlamentare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.
Sipas GLPS-së, moskonstituimi i Kuvendit do të përbënte papërgjegjësi institucionale dhe shkelje të detyrimeve kushtetuese.
Organizata ka kritikuar arsyetimin për shtyrjen e seancës për shkak të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit/es, duke theksuar se këto procese nuk duhet të ndërlidhen.
GLPS ka paralajmëruar se çdo vonesë e mëtejshme mund të çojë në krizë të re kushtetuese dhe ka bërë thirrje për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve.




