Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke përsëritur se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.
Hamza ka thënë se ky vendim vjen për shkak të dallimeve programore dhe konceptuale me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.




