Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se me betimin e deputetëve të legjislaturës së re, Albulena Haxhiu nuk ushtron më funksionin e kryetares së Kuvendit dhe as të ushtrueses së detyrës së Presidentes.
Sipas tij, çdo veprim apo nënshkrim në këto cilësi do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ndaj ka kërkuar reagimin e Prokurorisë.
Haxhiu ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se ka uzurpuar pozitat shtetërore, ndërsa ka shtuar se, nëse Prokuroria nuk ndërmerr veprime, qytetarët duhet të reagojnë për mbrojtjen e institucioneve.




