Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar një takim të radhës në Kuvend, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e institucioneve të reja.
Takimi vjen në një kohë kur partitë politike po diskutojnë për çështjen e presidentit dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës. Ende nuk është bërë e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
Ndërkohë, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka sjellë presion të shtuar ndaj subjekteve politike për të përmbyllur procesin dhe për të shmangur një krizë të re institucionale.




