Pas pjesëmarrjes në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për të qenë pranë bashkëshortit të saj, Callum Turner, në premierën e filmit të tij më të ri.
Çifti bëri një paraqitje të përbashkët në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave. Megjithatë, ajo që u komentua më së shumti ishte një moment i kapur nga kamerat gjatë aktivitetit.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Dua shihet duke e shikuar Callum Turner me shumë admirim, një moment që është interpretuar nga ndjekësit si dëshmi e afërsisë dhe harmonisë mes tyre.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në platforma sociale, ku kanë marrë mijëra reagime dhe komente nga fansat e çiftit.




