Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, ka thënë se zgjedhja e presidentit kërkon përfshirjen e të gjitha partive politike dhe jo vetëm të një shumice parlamentare.
Ajo ka theksuar se presidenti duhet të jetë figurë e Republikës dhe jo e një partie, duke bërë thirrje për dialog mes pozitës dhe opozitës.
Pacolli ka kërkuar që opozita të mos e trajtojë këtë proces si mjet bllokimi, por të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje.




