Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për bashkatdhetarët nga sot, 10 gusht, deri më 12 gusht, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Vizitat do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 16:00, ku bashkatdhetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me ambientet e Kuvendit.
Aktiviteti mbahet edhe këtë vit, pavarësisht situatës së krijuar politike dhe moskonstituimit të Kuvendit.




