Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
I dyshuari u ndalua më 12 gusht gjatë një pike kontrolli në fshatin Prelez i Jerlive. Gjatë verifikimit, policia konstatoi se ndaj tij kishte urdhëresë arresti për veprën penale që lidhet me prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve.
Sipas urdhëresës së gjykatës, personi ishte dënuar me tre vite burgim.
Pas përfundimit të procedurave, 31-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.




