Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës, projektet e përbashkëta dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të partneritetit.
Palët shkëmbyen gjithashtu qëndrime për zhvillimet e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.
Gjatë vizitës, gjeneralmajori Osborn vizitoi edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u njoh me kapacitetet dhe aktivitetet e saj.
Jashari falënderoi Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.




