Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka kërkuar sërish liderëve të partive opozitare një takim të përbashkët për të diskutuar situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Sipas raportimeve, Kurti u është drejtuar liderëve opozitarë përmes platformave të komunikimit, me synim që të gjendet një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit institucional.
Takimi synon gjithashtu shmangien e një procesi të ri zgjedhor dhe krijimin e kushteve për funksionalizimin e institucioneve.
Kërkesa vjen në një kohë tensionesh në Kuvend, ku deputetë të PDK-së dhe Aleancës janë përplasur me deputetë të LVV-së lidhur me vazhdimin e seancave dhe mënyrën e tejkalimit të krizës politike./EO/




