Komunat e Kosovës pritet të protestojnë në shtator, në mbrojtje të buxheteve komunale dhe për zgjidhjen e problemeve financiare.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se niveli qendror u ka borxh komunave rreth 360 milionë euro.
Sipas tij, kjo gjendje po vështirëson funksionimin e komunave dhe realizimin e projekteve në nivel lokal.
Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që obligimet financiare ndaj komunave të përmbushen dhe paralajmëron protesta nëse nuk gjendet një zgjidhje./EO/




