Deputetët e PDK-së kanë ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit të administratës së Kuvendit, duke akuzuar pushtetin për ndërhyrje politike në këtë institucion.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se PDK-ja do të kërkojë sqarime nga sekretarja e Kuvendit lidhur me një komunikatë për vizitat në sallën plenare. Sipas saj, administrata e Kuvendit duhet të jetë e pavarur dhe neutrale ndaj partive politike.
Ndërkaq, deputeti Artan Behrami kritikoi atë që e cilësoi si politizim të administratës dhe Zyrës për Media të Kuvendit. Ai kërkoi trajtim të barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare.
PDK-ja paralajmëroi se do ta adresojë këtë çështje te strukturat përgjegjëse të Kuvendit./EO/




