Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, pas deklaratave të saj për Albin Kurtin.
Kryeziu-Hyseni tha se Kurti ka marrë 324 mijë e 329 vota në zgjedhjet e fundit, ndërsa PDK-ja 157 mijë e 892 vota. Sipas saj, këto rezultate tregojnë qartë mbështetjen e qytetarëve për Kurtin.
Ajo kundërshtoi akuzat për “uzurpim” të Zyrës së Kryeministrit, duke theksuar se Kurti është kryeministër i vendit.
Kryeziu-Hyseni deklaroi gjithashtu se Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse PDK-ja pranon ofertën e Kurtit./EO/




