Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Në takim kanë marrë pjesë Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Donika Gërvalla dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë.
Ndërkaq, PDK, LDK dhe Aleanca kanë refuzuar pjesëmarrjen. PDK-ja e ka cilësuar ftesën si “manipulim”, ndërsa Aleanca ka akuzuar Haxhiun dhe Kurtin se po kërkojnë të gjejnë fajtorë për situatën politike.
LDK-ja gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në takim./EO/




