Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa të mëdha, ndërsa pritjet janë kryesisht të shkurtra.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Jarinjë, ku në dalje nga Kosova qytetarët presin 10 deri në 15 minuta.
Në Bërnjak pritjet janë 5–10 minuta, ndërsa në Merdarë dhe Mutivodë deri në 10 minuta.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet variojnë nga 1 deri në 5 minuta.




