Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurori i Shtetit ka ngritur 64 aktakuza ndaj 82 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit 24-orësh të datës 18 gusht, me urdhër të prokurorëve janë ndaluar edhe 18 persona.
Po ashtu, janë bërë tri kërkesa për paraburgim dhe një kërkesë për arrest shtëpiak.
Prokuroria thekson se këto janë pjesë e procedurave penale dhe nuk nënkuptojnë se personat e dyshuar janë shpallur fajtorë. Vendimin përfundimtar e marrin gjykatat.




