Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me qëndrimin e kryetarëve të komunave ndaj Qeverisë.
Peci ka thënë se nuk e mbështet pretendimin që Rama të flasë në emër të të gjithë kryetarëve, veçanërisht në emër të Mitrovicës.
Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e disa komunave ndaj Qeverisë, duke e cilësuar si përpjekje për ta shndërruar pushtetin lokal në opozitë të ekzekutivit.
Peci ka përmendur edhe çështjen e 334 milionë eurove, duke thënë se përgjegjësit për këtë dëm, nëse bëhet fjalë për kontratën kolektive, janë të njohur dhe se deri tani nuk janë ftuar për intervistim apo për të dhënë shpjegime.




