Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend, ku është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.
Para takimit, Kurti tha se synimi është që diskutimet të zhvillohen në frymë mirëbesimi dhe në një atmosferë pozitive, me qëllim gjetjen e një rruge përpara për funksionalizimin e institucioneve./EO/




