U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e EULEX-it në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Haxhiu veçoi angazhimin e misionit në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Ajo shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me EULEX-in dhe i uroi Lopes sukses në detyrën e re.




