Policia në Prizren ka gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative një shofer në Suharekë, pasi lejoi një pasagjer të dalë nga hapja e kulmit të automjetit.
Rasti ishte raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ndërsa personi përgjegjës është identifikuar më 18 gusht.
Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.




