Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Prishtinë, Eva Palatovën, shefe ad interim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe forcimin e koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së.
Ulutaş vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy misioneve. KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre për sigurinë në vend.




