Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro.
Sipas tij, kjo paraqet rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2021, kur buxheti për komunat ishte 546 milionë euro.
Murati tha se rritja është mundësuar nga rritja e të hyrave buxhetore gjatë viteve të fundit.
Ai shtoi se Ministria e Financave ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore, përmes së cilës përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.




