Juventusi ka përfunduar fazën përgatitore me fitoren 2-0 ndaj “Next Gen”, në një ndeshje që u ndërpre pas hyrjes së tifozëve në fushë.
Shumë prej tyre iu afruan futbollistëve për fotografi dhe fanella, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe Edon Zhegrova.
Tifozët u panë duke kërkuar fotografi me yllin kosovar, ndërsa momentet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Hyrja e tifozëve ishte pjesë e një tradite të klubit italian dhe nuk lidhej me ndonjë incident. Për shkak të numrit të madh të tifozëve në fushë, ndeshja u mbyll para kohe.
Juventusi tani përgatitet për fillimin e sezonit të ri dhe ndeshjet zyrtare./Sinjali/




