Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Agim Çelaj” në Pejë, ku dy persona janë plagosur me mjet të mprehtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar Policia e Kosovës.
Zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.




