Policia në Ferizaj ka shqiptuar një gjobë prej 500 eurosh ndaj një 55-vjeçari në fshatin Sojevë, pasi dyshohet se kishte djegur materiale të ndryshme në oborr.
Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 22:00, në rrugën “Bau Beiden”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas ankesave të qytetarëve dhe ka identifikuar personin e dyshuar.
Gjoba është shqiptuar për ndotje të mjedisit dhe rrezikim të pronave përreth nga përhapja e zjarrit.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të rrezikojnë jetën, pronën apo mjedisin.




