U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka thënë se për zgjedhjen e Presidentit nevojitet një marrëveshje më e gjerë mes subjekteve politike, duke theksuar se Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja.
Pas takimit me përfaqësuesit politikë, Haxhiu tha se dallimet ekzistojnë, por dialogu është i domosdoshëm për tejkalimin e situatës.
Ajo u bëri thirrje partive që të mos e shtyjnë procesin deri në momentin e fundit dhe të kontribuojnë për një President konsensual.
Haxhiu kritikoi edhe bojkotimin e takimeve politike, duke thënë se shmangia e dialogut nuk çon drejt një marrëveshjeje.
“Përgjegjësia për zgjidhjen është e përbashkët”, ka theksuar ajo.




