Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e 258 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, në kuadër të valës së 75-të të shitjeve.
Pronat janë të shpërndara në të gjashtë rajonet e Kosovës dhe përfshijnë toka bujqësore, prona rezidenciale, objekte komerciale, depo dhe lokale afariste.
Sipas AKP-së, pronat ofrojnë mundësi për investime në bujqësi, banim, tregti, logjistikë dhe zhvillim rural.
Ofertat duhet të dorëzohen më 9 shtator 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand” në Prishtinë. Hapja e ofertave do të bëhet po atë ditë nga ora 12:30.
AKP ka ftuar individët, bizneset, diasporën dhe investitorët e huaj të marrin pjesë në proces.




