Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje gjatë ditëve të fundit.
Sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), një litër naftë sot kushton 1.77 euro, ndërsa benzina 1.49 euro.
Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.62 euro për litër.