Prodhuesit vendorë i janë bashkuar protestës së PDK-së para Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Abedin Ramadani, në emër të prodhuesve, tha se kriza institucionale po rëndon gjendjen e fermerëve dhe bizneseve, të cilët përballen me kosto të larta dhe konkurrencë nga importi.
Ai kërkoi nga Albin Kurti që të mundësojë konstituimin e Kuvendit, duke paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës mund t’i çojë shumë prodhues drejt falimentimit./EO/




