Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar eksportin e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si humbje të mundësive për ekonominë e Kosovës.
AKB thotë se vendi ka nevojë për prodhim të energjisë, investime dhe vende të reja pune, e jo vetëm për eksport të lëndës së parë.
Organizata ka kërkuar sqarime për marrëveshjen me ESM-në e Maqedonisë së Veriut dhe ka ngritur shqetësimin për përfshirjen e kompanive kosovare në nxjerrjen dhe transportin e thëngjillit.
Sipas AKB-së, vlera ekonomike e kësaj pasurie duhet të krijohet brenda Kosovës dhe të përfitojnë qytetarët, bizneset dhe ekonomia vendore.




